Bota

Heqja e barrikadave/ Haradinaj: Situata u zgjidh falë SHBA-së dhe BE-së, partneriteti me to nuk ka alternativë

Haradinaj shkruan se kjo çështje u zgjidh falë Amerikës dhe BE-së dhe se kjo ishte dëshmi se s’ka alternativë tjetër përpos partneritetit me këto dy fuqi.

29 Dhjetor 2022, 13:48 Nga a.l
Heqja e barrikadave/ Haradinaj: Situata u zgjidh falë SHBA-së dhe
Ramush Haradinaj

KOSOVË- Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar për vendimin e heqjes së barrikadave. Përmes një postimi në rrjete sociale, Haradinaj shkruan se kjo çështje u zgjidh falë Amerikës dhe BE-së  duke dëshmuar se s’ka alternativë tjetër përpos partneritetit me këto dy fuqi.

Deklarata e përbashkët SHBA-BE, si përcaktim që problemet e hapura me Serbinë të zgjidhen me mjete politike, është udhërrëfyes që duhet ndjekur edhe ne si Kosovë. Falë Amerikës dhe BE-së, edhe një herë u gjet zgjidhja për një situatë shpërthyese në veri të vendit. Si gjithmonë edhe këtë herë u dëshmua se partneriteti me ShBA dhe BE nuk ka alternativë”.

Pika kufitare Merdare dhe lagja e Boshnjakëve është liruar nga barrikadat. Sakaq, rruga në Rudarë të verit të Kosovës vijon të jetë e bllokuar nga barrikada me kamionët dhe mjetet e artilerisë së rëndë. Kjo rrugë të çon në pikën kufitare Kosovë-Serbi. Edhe pse presidenti serb më herët paralajmëroi se bllokimet në pikat kufitare të veriut do të hiqen, prej mëngjesit të sotëm vetëm pika kufitare 'Merdare' dhe lagja e Boshnjakëve është liruar, ndërsa rrugët e tjera vijojnë të jenë të bllokuara. Përtej barrikadës së Rudarës serbët edhe pse në numër të vogël vazhdojnë të qëndrojnë në rrugë.

tensione në veri të kosovës ramush haradinaj

Sondazh

Poll