Bota

Heqja e barrikadave, reagon Kurti: Vetë i vunë, vetë i hoqën

Përpos politikave, Kurti ka folur edhe për aspektin ekonomik dhe social.

29 Dhjetor 2022, 14:55 Nga a.l
Heqja e barrikadave, reagon Kurti: Vetë i vunë, vetë i hoqën
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për zhvillimet e fundit rreth barrikadave që kanë filluar të hiqen nga sot. Ai është shprehur se nuk është dashur ndërhyrja e Policisë së Kosovës dhe se mesa duket sipas kreut të qeverisë së Kosovës, vendosja dhe heqja e barrikdave ka qenë vendim i pavaruar i Serbisë. 

Barrikadat po hiqen, të dielën e thamë që është çështje ditësh është kur do të largohen, edhe më mirë që kjo do të bëhet pa ndërhyrjen e Policisë sonë. Vet i vunë barrikadat, vet i hoqën ato, me fjalë të tjera janë lodhur ata të cilët e bllokuan veten”, tha ai.

Përpos politikave, Kurti ka folur edhe për aspektin ekonomik dhe social. Ai u shpreh se opozita nuk ka dhënë ide, përveç heqjes së TVSH-së. Kurse për vitin 2023, tha se do të jetë vit i Vetingut.

Pika kufitare Merdare dhe lagja e Boshnjakëve është liruar nga barrikadat. Sakaq, rruga në Rudarë të verit të Kosovës vijon të jetë e bllokuar nga barrikada me kamionët dhe mjetet e artilerisë së rëndë. Kjo rrugë të çon në pikën kufitare Kosovë-Serbi. Edhe pse presidenti serb më herët paralajmëroi se bllokimet në pikat kufitare të veriut do të hiqen, prej mëngjesit të sotëm vetëm pika kufitare 'Merdare' dhe lagja e Boshnjakëve është liruar, ndërsa rrugët e tjera vijojnë të jenë të bllokuara. Përtej barrikadës së Rudarës serbët edhe pse në numër të vogël vazhdojnë të qëndrojnë në rrugë.

tensione në veri të kosovës albin kurti

Sondazh

Poll