Bota

Franca mirëpret heqjen e barrikadave: Tani të hapet rruga për marrëveshjen e normalizimit

Po ashtu, Franca tërheq vërejtjen se edhe marrëveshjet e deritanishme mes Kosovës dhe Serbisë të zbatohen.

29 Dhjetor 2022, 16:07 Nga I.A
Franca mirëpret heqjen e barrikadave: Tani të hapet rruga për
Emmanuel Macron

FRANCË- Ministria e Punëve të Jashtme e Francës ka mirëpritur vendimin për heqjen e barrikadave dhe shtensionimin e situatës në veri të vendit. Gazeta Express shkruan se përmes një deklarate, Franca i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të vazhdojnë punën e tyre në drejtimin e uljes së tensioneve në mënyrë që të shkohet drejt marrëveshjes së përgjithshme. Po ashtu, Franca tërheq vërejtjen se edhe marrëveshjet e deritanishme mes Kosovës dhe Serbisë të zbatohen.

“Ne mirëpresim njoftimin për heqjen e shpejtë të pengesave në veri të Kosovës dhe përpjekjet e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara për të arritur këtë rezultat. I bëjmë thirrje autoriteteve serbe dhe kosovare që të vazhdojnë angazhimin e tyre konstruktiv për të ulur tensionet në terren dhe për të shkuar drejt një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve të tyre në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Të gjitha angazhimet e marra në kuadër të këtij dialogu duhet të zbatohen”, thuhet në njoftim.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll