Bota

Deputeti gjerman: BE-ja t’i bëjë më shumë presion Beogradit

Deputeti gjerman thotë se “vringëllima e shpatës” së Serbisë është e rrezikshme, e papranueshme dhe e papërgjegjshme.

29 Dhjetor 2022, 12:52 Nga a.l
Deputeti gjerman: BE-ja t’i bëjë më shumë presion
Knut Abraham

KOSOVË- Deputeti i Bundestagut, Knut Abraham ka deklaruar se situata në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të neglizhohet. Përmes një postimi në Tëitter Abraham ka pyetur se në gjithë këtë situatë të tensionuar çfarë është duke bërë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell. Deputeti gjerman thotë se “vringëllima e shpatës” së Serbisë është e rrezikshme, e papranueshme dhe e papërgjegjshme. Sipas tij vendosja e qetësisë është ajo me të cilën duhet marrë dhe potencon se Bashkimi Evropian duhet t’i bëjë më shumë presion Beogradit.

Situata në Kosovë dhe Serbi kërkon veprim të menjëhershëm. Çfarë po bën Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Borell? Vringëllima e shpatës serbe është e rrezikshme, e papërgjegjshme dhe e papranueshme. De-përshkallëzimi është rendi i ditës. Është i nevojshëm një presion më real i BE-së ndaj Beogradit', ka shkruar Abraham.

postimi

Më 26 dhjetor presidenti Aleksandër Vuçiç urdhëroi gatishmërinë e ushtrisë serbe, pas incidenteve të ndodhura në veri të Kosovës. Kreu i ushtrisë gjenerali Milan Mojsiloviç u urdhërua që të nisej për në Rashkë e cila ndodhet në afërsi të kufirit me Kosovës, duke shtuar kështu tensionet mes dy vendeve. Me lirimin e ish-policit Dejan Pantiç, situata në veri të Kosovës u përmirësua dhe nuk pati më inicidente. Presidenti serb paralajmëroi se barrikadat do të fillojnë të hiqen sot./ Dosja.al

tensione në veri të kosovës knut abraham

Sondazh

Poll