Bota

Ulen tensionet në veri, Vuçiç heq gatishmërinë luftarake të ngritur në ushtrinë serbe

Gjendja e gatishmërisë së shtuar luftarake në Forcat e Armatosura të Serbisë u hoq me vendim të presidentit dhe komandantit të përgjithshëm.

29 Dhjetor 2022, 12:48 Nga a.l
Ulen tensionet në veri, Vuçiç heq gatishmërinë
Aleksandër Vuçiç

KOSOVË- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka urdhëruar heqjen e gatishmërisë luftarake të ngritur në ushtrinë serbë më 26 dhjetor për shkak të situatës së tensionuar në veri të Kosovës dhe inicidentit me armë zjarri në Zubin-Patok ku patrualle KFOR u sulmua me armë zjarri. Mediat serbe bëjnë me dije se, gjendja e gatishmërisë së shtuar luftarake në Forcat e Armatosura të Serbisë u hoq me vendim të presidentit dhe komandantit të përgjithshëm.

Më 26 dhjetor presidenti Aleksandër Vuçiç urdhëroi gatishmërinë e ushtrisë serbe, pas incidenteve të ndodhura në veri të Kosovës. Kreu i ushtrisë gjenerali Milan Mojsiloviç u urdhërua që të nisej për në Rashkë e cila ndodhet në afërsi të kufirit me Kosovës, duke shtuar kështu tensionet mes dy vendeve. Me lirimin e ish-policit Dejan Pantiç, situata në veri të Kosovës u përmirësua dhe nuk pati më inicidente. Presidenti serb paralajmëroi se barrikadat do të fillojnë të hiqen sot./ Dosja.al

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll