Aktualitet

Masakra e Lushnjes, prokuroria hedh poshtë rrëfimet e dëshmitarëve: Kontradiktore! Taullau: Ishin pamje bardhezi, por Laert Haxhiu s'ka qenë

Taullau dhe Lala në asnjë moment nuk pranuan se në pamjet filmike të shfaqej Laert Haxhiu apo Orgest Bilbili, të akuzuar për krimin, e ndërsa identifikuan disa nga personat që kanë vizituar karburantin dhe lokalin ditën e ngjarjes.

28 Dhjetor 2022, 18:37 Nga F.M
Masakra e Lushnjes, prokuroria hedh poshtë rrëfimet e
Laert Haxhiu

TIRANË- Saimir Taullau dhe Lorenc Lala, dy personat që janë thirrur për të dhënë shpjegime në lidhje me masakrën e Lushnjes, ku mbetën të vrarë Jurgen Hoxha dhe Zenel Latifi nuk kanë pranuar në asnjë moment që të kenë parë në vendin e ngjarjes Laert Haxhiun, Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, të cilët janë shpallur fajtor për ekzektimin e dyfishtë, të ndodhur në vitin 2017. OraNews shkruan se çështja ka marrë kthesë, pasi prokuroria kërkoi që rrëfimet e tyre të mos përdoren pasi dëshmitarët kanë ndryshuar thëniet.

Në seancë, para trupës gjykuese u shfaqën disa sekuenca të pamjeve filmike të marra nga biznesi i dy dëshmitarëve, aty ku rezulton të këtë ndodhur vrasja. Taullau dhe Lala në asnjë moment nuk pranuan se në pamjet filmike të shfaqej Laert Haxhiu apo Orgest Bilbili, të akuzuar për krimin, e ndërsa identifikuan disa nga personat që kanë vizituar karburantin dhe lokalin ditën e ngjarjes.

Por, prokurorja, Doloresa Musabelliu, kërkoi rrëzimin e dëshmisë Saimir Taullaut, për shkak se ka mospërputhje në dy deklaratat të dhëna në kohë të ndryshme. Kjo mospërputhje sipas akuzës konsiston në njohjen e personave që kanë vizituar biznesin atë ditë e që prokuroria dyshon se janë të përfshirë në krim. Nga ana tjetër, vetë Taullau pretendon se herën e parë kur janë shfaqur këto imazhe i ka pasur me ngjyra bardh dhe zi, ç’ka e ka bërë të pamundur identifikimin e personave, ndërsa herën e dytë ka qenë më e qartë për të.

Një tjetër kontraditë sipas prokurorisë është se në dëshminë e parë, Taullau ka deklaruar se pas ngjarjes i ka dërguar njerëz familjes së viktimës Zamir Latifit për të treguar se ai nuk ka lidhje me vrasjen, ndërsa në seancë nuk e ka pranoi një fakt të tillë. Dëshmitari tjetër, Lorenc Lala i cili rezulton menaxher në bisnezin e Taullaut tha se Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin i njihte, por ditën e ngjarjes nuk kanë qenë në asnjë moment aty.

GJKKO ka dënuar me burgim të përjetshëm Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, të shpallur fajtor për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, si dhe plagosjen e Bujar Turkut dhe Marius Xhepexhiut, në Lushnje në 2017. Ndërsa Laert Haxhiu është një nga më të shumëkërkuarit në Shqipëri. I riu, u dëgjua për herë të parë në masakrën e 2017-s. Sipas hetimeve, objektiv i ekzekutimit ishte nipi i Aldo Bares (Alfred Shkurti), Xhulio Shkurti, si hakmarrje ndaj historikut të konflikteve midis familjeve Shkurti dhe Haxhiu.

saimir taullau lorenc lala masakra e lushnjes jurgen hoxha zenel latifi xhulio shkurti orges bilbili anterio kaloshi laert haxhiu

Sondazh

Poll