Art&Argëtim

FOTO: U tha se refuzoi çmimin e parë në “Fest 61”, Elsa Lila i dorëzon vajzës së saj trofeun

Ajo u shpall fituese nga votat e jurisë, ndonëse publiku votoi Albina Kelmendin dhe familjen e saj për ta përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.

28 Dhjetor 2022, 16:57 Nga k.m.
FOTO: U tha se refuzoi çmimin e parë në “Fest 61”,
Elsa Lila dhe Evita

TIRANË- Këngëtarja Elsa Lila ia doli të rrëmbente vendin e parë në edicionin e 61-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, por menjëherë pas përfundimit doli lajmi se ajo e kishte hedhur kupën, pasi ishte e pakënaqur. Ajo u shpall fituese nga votat e jurisë, ndonëse publiku votoi Albina Kelmendin dhe familjen e saj për ta përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.

Por duket se lajmi nuk është i vërtetë. Pasi ajo ka pozuar edhe me të bijën, të cilës i dedikoi këngën.

“Dhe ky trofe sot është në vendin e vet, në duart e Evitës së vogël e cila rrezaton nga lumturia teksa shoqëron të ëmën për të ndarë emocionet e triumfit të Elsës dhe “Evitës”,”-shkruhet ndër të tjera në postimin në fjalë.

POSTIMI I PLOTË:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RTSH (@rtshqiptar)

 

elsa lila evita

Sondazh

Poll