Art&Argëtim

'Më ka marr' malli Brilant Martinaj'/ Stresi publikon këngën për "vëllanë" që u vra në masakrën e Fushë-Krujës: Do më mungosh, mbaj kujtimet!

Stresi ka pasur një lidhje të ngushtë miqësie me Martinaj, aq sa ai e konsideronte vëlla, ndaj edhe i ka dedikuar disa vargje prekëse, të shoqruara me melodi pianoje në sfond. 

28 Dhjetor 2022, 10:56 Nga k.m.
'Më ka marr' malli Brilant Martinaj'/ Stresi publikon
Stresi

TIRANË- Ashtu siç e premtoi, edhe e bëri. Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi publikoi këngën për mikun e tij të ngushtë Brilant Martnaj, i cili u vra në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujë në korrik të këtij viti. Stresi ka pasur një lidhje të ngushtë miqësie me Martinaj, aq sa ai e konsideronte vëlla, ndaj edhe i ka dedikuar disa vargje prekëse, të shoqruara me melodi pianoje në sfond. 

"17 korrik 2022, viti 2022. Do më mungon shumë vëllai im Brilant. I love you nigga. Bëj t'fala Dik Vatës. Edhe ty o Bes Hoxha. Më mori malli, kujtimet mbaj,"-janë disa nga vargjet e këngës. 

23-vjeçari Brilant Martinaj u ekzekutua në një atentat në 17 korrik së bashku me miqtë e tij Besmir Hoxha dhe Diklen Vata, ky i fundit ia doli që të dilte nga makina që kishte marrë flakë. Por sërish u qëllua për vdekje nga atentatorët. E ashtuquajtura masakra e Fushë-Krujës ende nuk është zbardhur edhe pse ishte një ngjarje që tronditi opinionin publik. 

stresi

Sondazh

Poll