Art&Argëtim

Big Brother Vip Albania/ Olta dhe Armaldo futen në rulotë: Nuk fle dot këtu

Olta u detyrua të zgjidhte pasi vëllai i madh tha se në të kundërt banorët do mbeteshin pa cigare për një javë.

28 Dhjetor 2022, 08:55 Nga a,b
Big Brother Vip Albania/ Olta dhe Armaldo futen në rulotë: Nuk fle dot
Olta Gixhari

TIRANË- Olta Gixhari dhe Armaldo u futën në rulotë pasi Zhaklina, e preferuara e publikut vendosi të ndërronte vendin me ta. Edhe pse dëshironte, Olta u detyrua të zgjidhte pasi vëllai i madh tha se në të kundërt banorët do mbeteshin pa cigare për një javë.

Arbana Osmani: Vëllai i madh të jep mundësinë të mos shkosh në rulotë, por banorët e tjerë për një javë nuk do kenë cigare .

Luz Ejlli: Po pse duhet të dënohemi ne të tjerët sepse Olta nuk ka shkruar në formular që unë jam klaustrofobike. Tani Olta të tregojë arsyen e vërtete se përse nuk do të shkojë. Mos bëj si princeshë!

Olta Gixhari: Pse nuk kemi një përcaktim për kohën, por ky nuk është kjo arsyeja. Unë jam klaustrofobike. Unë do shkoj se e di ç’domethënë për ta të rrish pa cigare. Ok do e provoj, por shqetësimi im është më serioz se cigaret e këtyre. Unë e dija që Zhaklina do më zgjidhte .

big brother vip albania

Sondazh

Poll