Bota

U arrestua për nxitje urrejtje, lirohet serbi në Kosovë, i ndalohet hyrja për 1 vit

Këtë e ka bërë të ditur avokatja e tij Jovana Filipoviç, e cila ka theksuar se Nedelkoviç është nisur ditën e sotme për në Serbi. 

28 Dhjetor 2022, 16:08 Nga I.A
U arrestua për nxitje urrejtje, lirohet serbi në Kosovë, i
Nikolla Nedelkoviç

KOSOVË- Serbi i arrestuar në Kosovë Nikolla Nedelkoviç në qershor të këtij viti për nxitje urrejtje është liruar ditën e sotme. Këtë e ka bërë të ditur avokatja e tij Jovana Filipoviç, e cila ka theksuar se Nedelkoviç është nisur ditën e sotme për në Serbi. 

I riu serb ishte arrestuar këtë në fund të qershorit, në Gazimestan, për nxitje të urrejtjes. Sipas Policisë së Kosovës, ai kishte veshur një bluzë me mbishkrimin “vrite shqiptarin”. Gjykata e Apelit e ka ndryshuar dënimin që shkalla e parë ia kishte dhënë Nedelkoviçit nga tetë muaj në gjashtë. Po ashtu atij i është ndaluar që të hyjë në Kosovë për një periudhë njëvjeçare. 

jovana filipoviç nikolla nedelkoviç

Sondazh

Poll