Bota

Lirimi i ish-policit/ Deputeti i LVV: Dështim i gjithë zinxhirit institucional

Deputeti i LVV-së theksoi se me rëndësi janë veprimet dhe jo fjalët, ndërkaq sipas tij, reformimi i qeverisë dhe reformimi i gjyqësorit është imperativ urgjent dhe prioritet.

28 Dhjetor 2022, 15:04 Nga a.l
Lirimi i ish-policit/ Deputeti i LVV: Dështim i gjithë zinxhirit
Haki Abazi

KOSOVË- Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka reaguar pas lirimit të ish policit serb Dejan Pantiç. Deputeti i LVV-së theksoi se me rëndësi janë veprimet dhe jo fjalët, ndërkaq sipas tij, reformimi i qeverisë dhe reformimi i gjyqësorit është imperativ urgjent dhe prioritet.

Ka rëndësi veprimi jo deklarimi dhe frazat. Reformimi i qeverisë dhe reformimi i gjyqësorit është imperativ urgjent dhe prioritet. Lëshimi i Pantiçit në arrest shtëpiak është dështim i gjithë zinxhirit institucional. Nuk bëhet shteti me njerëz që kanë privatizuar e kanë kriminalizuar sektorët vital në të kaluarën. Ne kemi marrë besimin për ndryshim dhe jo tolerim të avazit të vjetër. Sa bëni luftë e linçim të atyre që nuk mendojnë njëjtë dhe angazhoni luftë speciale kundër atyre që nuk mendojnë sikur Mihaili do të duhej të sqaroni pse keni adaptuar metodat e njëjta sikur këta që ishin në qeverisje të vendit deri para dy viteve!”, tha Abazi.

Arrestimi i ish-policit serb Dejan Pantiç më 10 dhjetor është bërë shkak që të nisin tensionet në veri të Kosovës e cila sot shënon ditën e 19-të e bllokimit nga barrikadat e serbëve. Gjatë kësaj kohë janë shënuar një sërë incidentesh dhe sulmesh, ku përmendim atë më të fundit, që u shënua vetëm 3 ditë më parë në Zubin-Patok aty ku patrullonte dhe misioni i NATO-s në Kosovë (KFOR). Reagime pati nga të dyja palët. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç urdhëroi shtimin e njësisë së tij ushtarake dhe gatishmërinë e tij. Ndërsa kreu i ushtrisë serbe u nis për në Rashkë e cila ndodhet afër kufirit me Kosovën. Mbrëmjen e djeshme rreth 20 serbë kanë bllokuar pikën kufitare Merdare, në shenjë mbështetjeje për serbët në veri të Kosovës. Vendkalimi kufitar është i bllokuar në anën e Serbisë nga drejtimi i Kurshumlisë. Automjete të artilerisë së rëndë, traktorë dhe kamionë kanë bllokuar kufirin. Emigrantët që ktheheshin nga Kosova për festat e fundvitit janë sulmuar me bomba zhurmuese. Ata u shprehën se ky është haptazi një provokim. Ministria e Punëve të jashtme të Kosovës ka njoftuar se pika kufitare Merdare do të mbyllet deri në në njoftim të dytë ku barrikadat e vendosura të hiqen dhe udhëtarët të qarkullojnë lirshëm.

tensione në veri të kosovës haki abazi

Sondazh

Poll