Bota

Lufta në Ukrainë/ Putin shkarkon "përgjegjësit" për helmimin e kundërshtarëve të tij

Një nga deklaratat e tij për luftën në Ukrainë ishte e mjaftueshme që presidenti rus ta largonte nga posti.

28 Dhjetor 2022, 15:36 Nga k.m.
Lufta në Ukrainë/ Putin shkarkon "përgjegjësit"
Vladimir Putin

RUSI- Vladimir Putin shkarkoi një gjeneral 52-vjeçar pasi u zbulua se ai u kishte thënë miqve se "lufta në Ukrainë është zvarritur". Eduard Chernovolchev mbikëqyri sektorin e shërbimeve ruse të sigurisë FSB (ish-KGB), ku ndodhet edhe një laborator sekret zhvillohen helme të ndryshme.

Ai drejtoi NII-2 FSB, një institut kërkimor që zhvillon helme vdekjeprurëse të përdorura kundër armiqve të Kremlinit. Kështu pretendon një burim i paidentifikuar i Dailymail. Shembulli më i fundit ishte helmi i dyshuar i përdorur kundër liderit të opozitës ruse Alexei Navalny, i cili mbetet në burg.

Lufta në Ukrainë/ Putin shkarkon "përgjegjësit"
Eduard Chernovolchev

Sipas raporteve, stafi i Chernovolchev ishte i përfshirë drejtpërdrejt në helmimin e Navalny-t me agjentin nervor Novichok dhe një tjetër kundërshtar të Putinit, Vladimir Kara Murza, i cili dyshohet se u helmua dy herë në 2015 dhe 2017. Të dy, Navalny dhe Kara Murza janë në burgjet në Rusi si të burgosurit politikë.

Vlen të përmendet se Eduard Chernovolchev kishte jetuar më parë në Kiev dhe fillimisht ishte i pakënaqur për luftën që filloi më 24 shkurt.

"Atij i erdhi shumë keq për fillimin e operacionit ushtarak në Ukrainë dhe, ndërsa ishte në shoqërinë e miqve të tij, ai tha më shumë se një herë se situata ka dalë jashtë kontrollit,“- tha një burim, në kushte anonimiteti.

Kremlini, siç pritej, i mori këto komente si mosbesim ndaj regjimit dhe e largoi atë nga posti i tij. Vlen të përmendet se, sipas njoftimit zyrtar të Kremlinit, gjenerali Chernovolchev thjesht u largua nga detyra. FSB (ish KGB) njoftoi se Chernovolchev kishte arritur moshën e pensionit, megjithatë, të dhënat tregojnë se gjenerali 52-vjeçar është shumë nën moshën e daljes në pension të FSB-së. Drejtori aktual i shërbimeve ruse të sigurisë, mik i ngushtë i Putinit, Alexander Bortnikov, është 71 vjeç.

eduard chernovolchev vladimir putin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll