Aktualitet

Vdes papritur nipi i Bob Marley, Joseph gjendet i pajetë brenda makinës së tij

Amerikano-xhamajkani 31-vjeçar, është raportuar se ka vuajtur gjatë gjithë jetës së tij nga astma, por nuk dihet nëse ky kusht shëndetësor ka ndikuar apo jo në vdekjen e tij.

28 Dhjetor 2022, 12:29 Nga A.B
Vdes papritur nipi i Bob Marley, Joseph gjendet i pajetë brenda
Joseph Mersa Marley dhe Bob Marley

SHBA- Artisti i rrymës reggae, Joseph Mersa Marley, i cili është edhe nipi i këngëtarit legjendar Bob Marley, është gjetur i vdekur në veturën e tij, në rrethana të pashpjegueshme ende nga autoritetet policore amerikane.

Amerikano-xhamajkani 31-vjeçar, është raportuar se ka vuajtur gjatë gjithë jetës së tij nga astma, por nuk dihet nëse ky kusht shëndetësor ka ndikuar apo jo në vdekjen e tij.

Lajmi u dha fillimisht përmes platformës së transmetimit muzikor, TIDAL, ku theksohet se ai u gjet pa ndjenja në mjetin e tij.

Më pas, radio të ndryshme në SHBA e raportuar po ashtu lajmin. Babai i Josephit, Stephen Marley, është po ashtu një artist shumë i suksesshëm në rrymën që lëvron dhe ka mbajtur gjallë trashëgiminë e lënë pas nga ana e Bob Marleyt në zhanrin reggae.

bob marley joseph mersa marley

Sondazh

Poll