Aktualitet

Viola Sterjo ka mashtruar 5 subjekte, u ka marrë 20 deri në 90 mijë euro për fonde nga AZHBR

Sterjo dyshohet se ka mashtruar 5 subjekte, duke u marrë shuma që variojnë nga 20 mijë euro deri në 90 mijë euro.

28 Dhjetor 2022, 12:03 Nga k.m.

Viola Sterjo ka mashtruar 5 subjekte, u ka marrë 20 deri në 90

TIRANË- Zbulohen detaje të reja lidhur me arrestimin e Viola Sterjos, e cila mbante postin e drejtoreshës së Mjedisit në Bashkinë e Tiranës. 39-vjeçarja, Viola Sterjo dyshohet se ka ngritur një skemë mashtrimi duke i marrë para qytetarëve me qëllim ndikimin e saj në institucionet e shtetit.

Sterjo dyshohet se ka mashtruar 5 subjekte, duke u marrë shuma që variojnë nga 20 mijë euro deri në 90 mijë euro. Subjekteve, ish-drejtoresha u kishte premtuar subjekteve se do të ndërhyjë për të fituar projekte nga AZHBR-ja (Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural). Subjektet kanë paguar lekët kundrejt projekteve që variojnë nga 1 milion deri 4 milionë euro. Hetimet për ngjarjen në fjalë kanë nisur gjatë periudhës mars-nëntor të vitit 2020.

viola sterjo arrestohet viola sterjo

Sondazh

Poll