Politike

'Pyeste ku isha unë'/ Takimi i parë me Ramën, ministrja: U ndjeva e sikletosur, më tha e di kush je

Bora Muzhaqi tha se në takimin e parë ishte shumë e sikletosur.

25 Dhjetor 2022, 09:14 Nga A.B
'Pyeste ku isha unë'/ Takimi i parë me Ramën,
Bora Muzhaqi

TIRANË- Ministrja Bora Muzhaqi, ka dhënë detaje për takimin e parë me kryeministrin Edi Rama. Teksa ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme, në emisionin “Jo Vetëm Modë”, ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi tha se në takimin e parë ishte shumë e sikletosur.

Orinda Huta: Kur ka qenë takimi yt i parë me Ramën?

Bora Muzhaqi: Ka qenë para se të shpallej fushata, nuk e kisha takuar asnjëherë më përpara, sigurisht e kisha parë si të gjithë të tjerët në televizion, më kishin njoftuar që isha pjesë e listave për të qenë kandidate për PS-në dhe më thonë që duhet të vish të bësh një video me kryeministrin. Dhe sigurisht isha tek ajo pjesa, po prisja të vinte kryeministri, sigurisht një gjë shumë e madhe kështu e çuditshme, ndoshta një gjë e re për mua dhe ndërkohë që më thonë, shiko se erdhi, kur dëgjoj një zë nga cepi tjetër që kush ishte. “Po kjo Bora ku është?” U ktheva në një moment, ishte kryeministri. U ndjeva shumë e sikletosur, vajta t’i jepja dorën, një gjë që bën çdo njeri normal, prezantohet. I them përshëndetje, unë jam Bora. Po më thotë e di, aty ngela. 

bora muzhaqi edi rama

Sondazh

Poll