Aktualitet

ME VIDEO- Dalin PAMJET që zbuluan trafikantët e kanabisit Rinas-Stamboll, "Fiat-i" parkohej jasht, "biznesmeni" kujdesej për detajet

Nga kamerat e sigurisë, ata janë fiksuar teksa kanë lënë makinën në afërsi të një pike karburanti fare pranë terminalit.

26 Dhjetor 2022, 17:48 Nga k.m.
ME VIDEO- Dalin PAMJET që zbuluan trafikantët e kanabisit
Pamje nga aeroporti i Rinasit

TURQI- Dalin pamjet filmike të kanabisit që mbërriti në aeroportin e Rinasit. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, të siguruara nga Tv Klan, shtetasit turq kishin ndërtuar një linjë të trafikut të kanabisit përmes aeroportit të Rinasit. Nga kamerat e sigurisë, ata janë fiksuar teksa kanë lënë makinën në afërsi të një pike karburanti fare pranë terminalit.

Makina e tipit “Fiat”, e marrë me qira prej tyre, rezultoi të jetë përdorur në të 2 ngarkesat e kaluara drejt Stambollit më 2 dhe 8 Tetor, ndërsa valixhet me nga 30 kilogramë kanabis secila, u kapën nga autoritetet turke. Nga hetimet e deritanishme në Shqipëri, 6 turqit nga të arrestuarit kishin 1 person që i drejtonte. Deri më tani, Utku Kaya, një prej të arrestuarve, dyshohet se është personi që kujdesej për çdo detaj të ngarkesave që nisej. E kështu që për të fshehur gjurmët, njëri nga trafikantët kishte hapur një biznes në fushën e produkteve industriale.

Prokuroria e Tiranës i ka shtrirë hetimet edhe tek kontrollorët e bagazheve, por deri tani në pranga janë vetëm 6 shtetasit turq.

aeroporti i rinasit rinas utku kaya

Sondazh

Poll