Aktualitet

Dënohet me 6 vite burg shqiptari në Itali, dëshmia: Droga s’është e imja, ma futën në bagazh

I pyetur nga policia, shqiptari ka deklaruar se punonte si murator në Itali.

26 Dhjetor 2022, 17:56 Nga F.M
Dënohet me 6 vite burg shqiptari në Itali, dëshmia: Droga
Droga e sekuestruar

ITALI- Një shqiptar është dënuar me gjashtë vite burg për trafik të lëndëve narkotike në Itali. I riu shqiptar, 25 vjeç, banues në Milano, u arrestua në muajin prill të këtij viti në autostradën Brogeda.

Në makinën e tij, në bagazh iu gjetën 4 qese me 850 gramë kokainë. Droga ishte e vendosur brenda një ‘dhome’ të krijuar në bagazhin e tij në mjet. I pyetur nga policia, shqiptari ka deklaruar se punonte si murator në Itali.

Ai ka mohuar se droga nuk i përket atij, por ia kanë vendosur fshehurazi në bagazh.

shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll