Art&Argëtim

Olta Gixhari ‘provokon’ produksionin: Ma sillni burrin këtu, dua të bëj dhe një vajzë

Ajo ka deklaruar që Big Brother t’i mundësojë një takim të fshehtë me bashkëshortin e saj.

26 Dhjetor 2022, 14:47 Nga A.B

Olta Gixhari ‘provokon’ produksionin: Ma sillni burrin këtu,

TIRANË- Aktorja Olta Gixhari ka shprehur dëshirën e saj të madhe që të ketë një vajzë.

“Po vdes për një gocë po vdes. po po po, këtë kam ëndërruar gjithmonë”, tha ajo.

Madje, duke qenë se tani është pjesë e shtëpisë që vëzhgohet 24 orë në 24, ajo ka deklaruar dhe që Big Brother t’i mundësojë një takim të fshehtë me bashkëshortin e saj pikërisht për këtë qëllim.

“Si në burgje”, tha Olta. Por ajo e di mirë që këto takime jashtë kameras nuk lejohen në një format të tillë. Mbetet për t’u parë përgjigja që do jepte Olta nëse produksioni do ia bënte propozimin për një takim të tillë me bashkëshortin, por në syrin e “Vëllait të Madh”.

E ngacmuar nga banorët e tjerë nëse mund të jetë aktualisht shtatzanë, ajo tha:

“Ishalla, s’është ndonjë cudi”.

Amos Zaharia: Hezitove pak ëë?

Olta Gixhari: Jo jo po mendoja dicka tjetër

Kejvina Kthella: Do të mbajmë kështu në duart

Amos Zaharia: Ne do jemi gjyshërit

Olta Gixhari: Po shumë mirë pra le të ma mundësojë BB një takim të fshehtë me burrin tim si bëhet nëpër burgje. Asgjë të keqe nuk ka meqë ju merrni përsipër të më mbani kështu në duar.

Olta ndër të tjera ka treguar dhe vuajtjet pas lindjes së parë.

Kam vuajtur pafund me gjirin, po ta mbledh kam a s’kam një vit që rri. Në këtë një vit kam prap një vit që kam marrë veten se ka pirë vetëm gji deri 6 muajsh djali isha non stop me atë. Këtë vitin e fundit jam që kam marr cik veten e kam nis të ndez motorrët”.

olta gixhari

Sondazh

Poll