Art&Argëtim

Fejohet Cher? 76-vjeçarja poston foton me unazën e diamantit, falenderon partnerin 36-vjeçar

Duket se çifti mund të jenë duke i çuar gjërat një hap më tej.

26 Dhjetor 2022, 11:28 Nga a.b\
Fejohet Cher? 76-vjeçarja poston foton me unazën e diamantit,
Cher

SHBA- Cher ka nxitur spekulimet se ajo është fejuar me të dashurin e saj 36-vjeçar pasi postoi një foto me një unazë diamanti në ditën e Krishtlindjes. 76-vjeçarja konfirmoi romancën e saj me ekzekutivin e muzikës Alexander Edwards në nëntor, duke postuar një foto të tij të shoqëruar nga një emoji me zemër të kuqe.

Por tani duket se ata mund të jenë duke i çuar gjërat një hap më tej.

Cher postoi një imazh të një unaze më 25 dhjetor, duke shkruar krahas fotos: "Nuk ka fjalë, ALEXANDER, AE".

Teksa urimet vërshuan, disa nga fansat e saj nuk e kishin plotësisht të qartë për kuptimin e fotos.

Njëri tha: "Prit prit prit prit uppp!! A eshte unaze diamanti???? 

Cher është martuar dy herë. Burri i saj i parë, Sonny Bono - me të cilin ajo ka një djalë, Chaz, në moshën 53-vjeçare - vdiq në vitin 1998.  Disa ditë pasi u finalizua divorci, në vitin 1975, ajo u martua me bashkëshortin e saj të dytë Gregg Allman. Djali i tyre, Elijah Blue Allman, 46 vjeç, lindi një vit më vonë, por ata u divorcuan në vitin 1978.

cher

Sondazh

Poll