Art&Argëtim

Xhemi Shehu e imitoi në Portokalli, Valbona Selimllari: Nuk më pëlqen…

Në një intervistë të dhënë për emisionin "Wake Up" ka treguar se ka tip serioz dhe nuk i pëlqen që të flasin për të. 

26 Dhjetor 2022, 12:57 Nga k.m.
Xhemi Shehu e imitoi në Portokalli, Valbona Selimllari: Nuk më
Valbona Selimllari

TIRANË- Modelja e njohur shqiptare dhe anëtarja e jurisë e "Dancing with the stars", Valbona Selimllari duket se nuk i pëlqen imitimi që i bëjnë. Sidomos edhe ai që i bën Xhemi Shehu në emisionin "Portokalli". Në një intervistë të dhënë për emisionin "Wake Up" ka treguar se ka tip serioz dhe nuk i pëlqen që të flasin për të. 

"Xhemi është e bukur e mirë dhe e ëmbël. Dua të jem e sinqertë. Mua nuk më pëlqejnë të më imitojnë. Unë në përgjithësi nuk bëj shumë shaka me njerëzit. Dhe nuk më pëlqen të bëjnë shaka më mua. Nuk e keqkuptoj por nuk më pëlqen...Kejdi i shikon dhe qesh, i them do të të fus ndonjë shpullë. O Bobi thotë shiko sa mirë të imitojnë,"-thotë modelja.

valbona selimllari

Sondazh

Poll