Bota

Sulm ndaj KFOR? Presidenca e Kosovës: Përpjekje për të nxitur konfrontim të armatosur

Presidenca e Kosovës, shprehet se mediat e regjimit të Aleksandër Vuçiçit janë duke u përpjekur për të nxitur konflikt të armatosur në Kosovë.

25 Dhjetor 2022, 23:21 Nga F.M
Sulm ndaj KFOR? Presidenca e Kosovës: Përpjekje për të
Vjosa Osmani

KOSOVË- Shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, Blerim Vela ka reaguar pas lajmeve të publikuara nga mediat serbe, se është sulmuar KFOR në Zubin Potok. Në një reagim zyrtar, Presidenca e Kosovës, shprehet se mediat e regjimit të Aleksandër Vuçiçit janë duke u përpjekur për të nxitur konflikt të armatosur në Kosovë.

“Mediat pro regjimit të Serbisë janë në përpjekje për të nxitur konfrontim të armatosur në Kosovë, duke raportuar në mënyrë të rreme se përleshjet po ndodhin pranë Zubin Potokut. Policia e Kosovës nuk është përfshirë në asnjë përleshje. Strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë po gjuajnë me armë,”- shkroi Vela.

Situata është përshkallëzuar në ditën e 16 të vendosjes së barrikadave. Mediat raportuan se ekipi i KFOR-it është sulmuar në Zubin-Potok gjatë mbrëmjes të kësaj të diele. Nga ngjarja mësohet se nuk ka të lënduar. Policia e Kosovës thotë se nuk ka pasur shkëmbim zjarr në Zubin-Potok, por mediat serbe kanë publikuar një video në rrjetet sociale, për të cilën pretendojnë se është regjistruar gjatë të shtënave. Në video dëgjohen shumë të shtëna radhazi, ndërsa pamja është e gjitha blur. 

vjosa osmani blerim vela tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll