Aktualitet

Rrëshqitje dherash në rrugën e Arbrit, qytetarët: Ka dy ditë, ndjehemi të pasigurtë, nëse do ndodhte në Itali, do ishte bërë nami

Ata thonë se rruga, jo vetëm ka shembje, por i mungon edhe sinjalistika informuese apo paralajmëruese për rreziqet.

25 Dhjetor 2022, 17:02 Nga F.M
Rrëshqitje dherash në rrugën e Arbrit, qytetarët: Ka dy
Rruga e Arbrit

TUJAN- Prej dy ditësh në afërsi të Shkallës së Tujanit ka rënie dherash e gurësh. Siç shihet edhe nga pamjet, rrëshqitja e dherave në Rrugën e Arbrit e bën të pasigurt kalimin e mjeteve. Banorët e zonës shprehet për News24 se probleme nuk ka vetëm në aksin e Xibrit, por edhe shumë pak metra larg kryeqytetit.

Ata thonë se rruga, jo vetëm ka shembje, por i mungon edhe sinjalistika informuese apo paralajmëruese për rreziqet.

“SPAK-u çfarë bën? Nëse në Itali do të ndodhte kjo gjë do të ishte bërë nami. Këtu duhet të vijë SPAK me sekonda. Gjithë këto miliona euro që janë hedhur këtu dhe rruga është copë- copë. Nuk ke ku ankohesh e kë merr në telefon,”- ka deklaruar një nga qytetarët.

rruga e arbrit

Sondazh

Poll