Aktualitet

Çfarë u gjet në qelitë e burgjeve greke, fletorja me shënime mund të hedhë dritë mbi vrasjen e dy shqiptarëve

Gjithashtu, gjatë kontrolleve në qeli u gjetën katër tehe metalike, tre brisqe, dy thika të improvizuara, tre shtiza druri, një shtizë e improvizuar, 41 kapele metalike, një piskatore metalike me majë të mprehtë, gjashtë pako me 5.9 gram kanabis, një pako me 0.4 gram heroinë, dy celularë, një karikues, dy karta memorie.

25 Dhjetor 2022, 16:31 Nga F.M
Çfarë u gjet në qelitë e burgjeve greke, fletorja me
Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja

GREQI- Fletore me shënime të shumta janë në duart e grupit hetimor në Greqi, të cilët po hetojnë vrasjen e dy shqiptarëve në Athinë, Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja. Fletoret u gjetën gjatë kontrolleve të kryera në burgjet greke, nga ku dyshohet se ka dalë dhe urdhri për ekzekutimin e shqiptarëve. Kontrollet u zhvilluan në 6 qeli me 13 të burgosur shqiptarë, mes tyre tek lideri i mafies shqiptare në Greqi, Klodian Lekocaj. Lekocaj akuzohet për vrasjen e dy shqiptarëve Albert Bako e Bandiol Tusha si dhe për bashkëpunim në vrasjen e avokatit grek Mihalis Zafiropoulos.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve në qeli u gjetën katër tehe metalike, tre brisqe, dy thika të improvizuara, tre shtiza druri, një shtizë e improvizuar, 41 kapele metalike, një piskatore metalike me majë të mprehtë, gjashtë pako me 5.9 gram kanabis, një pako me 0.4 gram heroinë, dy celularë, një karikues, dy karta memorie.

Vrasja e dy shqiptarëve në Athinë dyshohet se është kryer nga e njëjta ‘dorë’ që ka ekzekutuar dhe Ari Papën, 32-vjeç nga Saranda, i cili u vra teksa pinte kafe në një lokal ne “Sepolia” në maj 2021 dhe Dikenc Halilin, 39-vjeç nga Tepelena, i ekzekutuar në një lokal në tetor 2021. Sipas policisë të treja ekzekutimet kanë ngjashmëri, por nuk kanë ende një emër ekzekutori.

Krimi i dyfishtë dyshohet të ketë ndodhur për zhdukjen e 700 kilogramëve kanabis. Për të njëjtën çështje dyshohet të jetë vrarë dhe Edmond Papa, i cili u ekzekutua në Tiranë pasditen e 16 dhjetorit, si dhe Aleksandër Sadikaj, i cili u vra në mënyrë makabre me lëndë plasëse në makinën e tij, ngjarje e ndodhur mesditën e 11 qershorit. Sadikaj raportohet të jetë takuar me Papën vetëm dy ditë para se të vritej, takim ky, i zhvilluar në hotelin e 49-vjeçarit. Për të njëjtën sasi droge, mediat greke kanë raportuar se pas vrasjes së dy shqiptarëve Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organjës, është zhdukur pa gjurmë dhe miku i tyre i ngushtë, i identifikuar si Leonardi. Dyshohet se ai është eliminuar por për momentin nuk ka detaje të tjera lidhur me shqiptarin.

vriten shqiptaret ne athine kreshnik cercizaj armando organja edomnd papa aleksander sadikaj klodian lekocaj

Sondazh

Poll