Politike

Elbasan/ Invalidët: U futëm në grevë se s’na dhanë zgjidhje, shërbimi social na gënjeu, do digjemi! Të bëhemi ne shembull

Invalidi thotë se do të vijojnë grevën derisa të marrin një zgjidhje, madje paralëjëmrin se do të shkojnë edhe në masa ekstreme, të digjen me benzinë.

24 Dhjetor 2022, 11:27 Nga k.m.
Elbasan/ Invalidët: U futëm në grevë se s’na
Skënder Sallaku

ELBASAN- Skënder Sallaku, sekretari i Shoqatës së Invalidëve, ka treguar arsyet se përse invalidët e Elbasanit janë futur në grevë. Në një intervistë për mediat, Sallaku tha se e të gjithë e morën vendimin pasi Shërbimi Social i mashtroi edhe pse u kishin premtuar një takim në Ministrinë e Shëndetësisë, por nuk u pritën. Invalidi thotë se do të vijojnë grevën derisa të marrin një zgjidhje, madje paralëjëmrin se do të shkojnë edhe në masa ekstreme, të digjen me benzinë.

"Kërkesat tona janë që ne të kthehemi urgjentisht në komuna dhe në bashki. Dua që dosjet të kthehen sërish si më parë. Ne u futëm në grevë urie, na thanë dilni se do të keni takim tek shërbimi social. Na gënjyen. Na thanë që do të dilni në Komision. Ata atë ditë nuk u paraqitën në Komision. Erdhën punonjës socialë. Ne dolëm të mashtruar nga ajo. Iku një javë dhe na dhanë një tjetër ultimatum, na shtynë disa javë. Duan të na nxjerrin ne fajtorë, por kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë. Unë 300 mijë lekë i dua për shërbime sanitare. Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi social duan të mbulojën zullumet, duhet të ndiqen penalisht për shpërdorim detyre. Unë me shtyllë kurrizore 98% të dëmtuar, me rezonancë, nuk e morën përsipër. Dosja ime do të shkojë në gjykatë të Strasburgut nëse nuk gjendet drejtësi. Do rezistojmë 10 ditë-15 ditë. Do digjemi brenda në zyrë me benzinë e hajt' mirupafshim. Nuk i hiqet kempi atij zotërisë atje. Si e mori guximin KEMPI Epror. Të vret zoti. Ata janë bërë grup bashkë dhe bëjnë pazaret e tyre. Do kërkoj shkarkimin, derisa e drejta ime dhe e këtyre që qajnë në Elbasan të vihet në vend,"- shprehet ai.

Në fund, ai thotë se beson se kryeministri Edi Rama do t’i japë zgjidhje këtij problemi. Por pavarësisht se kanë disa ditë në protestë, nuk kanë marrë asnjë përgjigje. 

skënder sallaku greva e invalideve

Sondazh

Poll