Bota

Krishtlindjet e gjejnë në burg Eva Kailin, çfarë përmban ‘menuja festive’

Të burgosurit nuk do të mund të darkojnë me miqtë dhe familjarët dhe sigurisht që nuk do të mund të shijojnë një gotë verë, megjithatë ofrohet një menu specifike.

24 Dhjetor 2022, 13:33 Nga k.m.
Krishtlindjet e gjejnë në burg Eva Kailin, çfarë
Eva Kaili

BRUKSEL- Pave’ gjeldeti me perime dhe për ëmbëlsirë dame blanche. Kjo do të jetë darka e Krishtlindjeve e Eva Kailit në burgjet model të Harenit ku mbahet ish-zëvendëspresidentja eParlamentit Europian.

Për zonjën Kaili, e cila jetoi luksin në Bruksel dhe Strasburg, festat e këtij viti në krahun e grave të burgut Haren në Belgjikë nuk do të kujtojnë asgjë nga e kaluara. Është vetëm në një qeli. Pa familje dhe miq, pa dhurata për Krishtlindje dhe me një menu burgu me pavé gjeldeti, dame blanche dhe kifle.

Për Krishtlindje , të burgosurit nuk do të kenë mundësi të darkojnë me miqtë dhe të afërmit dhe sigurisht që nuk do të mund të shijojnë një gotë verë. Megjithatë, për ditët e festave ofrohet një menu specifike. Zonja Kaili dhe të burgosurit e tjerë do të marrin supë me asparagus si meze, ndërsa pjata kryesore do të përfshijë pavé gjeldeti me bizele, karota dhe salcë piper, ndërsa për ëmbëlsirë dame blanche (një ëmbëlsirë e përbërë nga akullore vanilje me krem ​​pana dhe çokollatë) si dhe kifle.

Nuk parashikohet zakoni i shkëmbimit të dhuratave brenda burgjeve, pasi të afërmit dhe miqtë nuk mund të sjellin dhurata për të burgosurit për arsye sigurie. Megjithatë ata mund të blejnë disa gjëra nga mensa e burgut, pasi paratë lejohet të transferohen në llogarinë e burgut.

Në burgje, nënat lejohen jo vetëm të shohin fëmijët e tyre, por nëse dëshirojnë dhe sigurisht në kushte, të qëndrojnë me fëmijën e tyre në dhoma të veçanta të institucionit. Megjithatë, askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në këtë rast të veçantë.

Ish-zëvendëspresidentja e Parlamentit Europian do të qëndrojë në burg, pasi akuzohet për korrupsion./Protothema

eva kaili

Sondazh

Poll

Bota 24 Dhjetor 2022, 08:52 k.m.

Arrestohen 2 ushtarë në Belgjikë

Foto ilustruese BELGJIKË- Dy ushtarë belgë të forcave ajrore u arrestuan në zemër të Brukselit. Dëshmitarët ok...