Bota

Stuhia gjigante e dimrit në SHBA lë miliona pa energji elektrike, Florida përjeton Krishtlindjet më të ftohta në 30 vjet

Ndërprerjet e energjisë elektrike lënë më shumë se 1.4 milionë shtëpi dhe biznese në errësirë, ndërsa mijëra fluturime në SHBA u anuluan.

24 Dhjetor 2022, 08:25 Nga k.m.
Stuhia gjigante e dimrit në SHBA lë miliona pa energji elektrike,
Pamje nga SHBA

SHBA- Stuhia e dimrit që parashikuesit e quajtën 'Elliott' u intensifikua në një ciklon pranë Liqeneve të Mëdha të premten, duke sjellë erëra të forta dhe stuhi nga rrafshnaltat e veriut në perëndim dhe në pjesën veriore të Nju Jorkut. Anulimet e linjave ajrore kapën shifrën e 5,700 fluturime. Udhëtimi në rrugë u ndërpre për shkak të motit me borëdhe autoritetet në pjesë të Indianës, Miçiganit, Nju Jorkut dhe Ohajos u kërkuan shoferëve të shmangin udhëtimet jo të nevojshme.

Stuhia, që vlerësohet të jetë 2,000 milje e gjerë, ka prodhuar dëborë dhe ka ulur temperaturat, duke ndërprerë energjinë nga Teksasi në Maine. Po ashtu, më shumë se 1.5 milion familje mbetën pa energji elektrike.

Edhe pse flota me borëpastrues dhe kamionë me kripë janë vendosur në të gjithë SHBA-në, drejtimi i mjeteve ishte jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe madje vdekjeprurëse. NWS e ka përshkruar stuhinë si ngjarje që ndodh "një herë në një brez", duke thënë se më shumë se 100 rekorde ditore të temperaturës së ftohtë mund të barazohen ose thyhen gjatë ditëve në vijim. Aq sa edhe Florida parashikohet të përjetojë Krishtlindjet e saj më të ftohta në 30 vjet.

shba stuhia elliot

Sondazh

Poll