Bota

Arrestohen 2 ushtarë në Belgjikë

Dëshmitarët okularë thanë se arrestimet u kryen pranë selisë së Komisionit Evropian në Rue Archimède në një apartament pranë Café Berlaymont.

24 Dhjetor 2022, 08:52 Nga k.m.
Arrestohen 2 ushtarë në Belgjikë
Foto ilustruese

BELGJIKË- Dy ushtarë belgë të forcave ajrore u arrestuan në zemër të Brukselit. Dëshmitarët okularë thanë se arrestimet u kryen pranë selisë së Komisionit Evropian në Rue Archimède në një apartament pranë Café Berlaymont.

“Dy personat u arrestuan, u morën në pyetje nga shërbimet e policisë dhe u liruan pasi dhanë dëshminë e tyre”, tha një zëdhënës i prokurorit të Brukselit, duke konfirmuar raportet e mëparshme nga mediat belge.

Sipas gazetës flamande Het Nieuwsblad, banorët panë dy burrat duke qëlluar rastësisht me armë zjarri nga një dritare e hapur dhe thirrën policinë. Gjatë kontrollit në ndërtesë, Policia gjeti më shumë se 200 gëzhoja.

“Si ministër, dua të ritheksoj se kjo lloj sjelljeje nuk është aspak e pranueshme në Ministrinë e Mbrojtjes”, tha Ludivine Dedonder, duke shtuar se “masat e nevojshme paraprake u morën menjëherë” me fillimin e hetimeve. 

komisioni europian

Sondazh

Poll