Bota

"Boom" infektimesh në Kinë, qyteti shënon gjysmë milioni raste COVID-19 në ditë

Shifrat e raportuara nga shefi komunal i shëndetësisë në Qingdao ishin në kontrast të plotë me statistikat zyrtare nga qeveria qendrore.

24 Dhjetor 2022, 08:16 Nga k.m.

 

"Boom" infektimesh në Kinë, qyteti shënon gjysmë
Foto ilustruese

 

PEKIN- Gjysmë milion njerëz në ditë po infektohen me COVID-19 në një qytet të vetëm kinez. Lajmin e ka thënë një zyrtar i lartë shëndetësor, në një pranim të rrallë dhe të censuruar shpejt se vala e infeksioneve të vendit nuk po pasqyrohet në statistikat zyrtare. Sipas "TheGuardian", një gazetë e operuar nga partia komuniste në Qingdao raportoi se shefi komunal i shëndetësisë thoshte se qyteti lindor kapte midis 490,000 dhe 530,000, rasteve të reja në ditë.

Qyteti bregdetar me rreth 10 milionë banorë kishte transmetim të shpejtë, e se shkalla e infeksionit përshpejtohej me 10% të tjera gjatë fundjavës. Raporti u shpërnda nga disa media të tjera, por dukej se ishte redaktuar të shtunën në mëngjes. Kina këtë muaj "çmontoi" shtyllat kryesore të strategjisë së saj zero-Covid, duke hequr izolimin e menjëhershëm, karantinat e gjata dhe kufizimet e udhëtimit.

Qytetet në të gjithë vendin kanë luftuar për të përballuar pandeminë pasi infeksionet në rritje kanë zbrazur raftet e farmacive, kanë mbushur repartet e spitaleve dhe duket se kanë shkaktuar grumbullime masive në krematoriume dhe shtëpi funerale. Por përfundimi i mandateve të rrepta të testimit e ka bërë praktikisht të pamundur gjurmimin e rasteve, ndërsa autoritetet kanë ngushtuar përkufizimin mjekësor të vdekjeve nga COVID.

Qeveria e provincës lindore Jiangxi parashikoi se 80% e popullsisë së saj - ekuivalente me rreth 36 milionë njerëz - do të infektohej deri në mars. Më shumë se 18,000 pacientë Covid ishin pranuar në institucionet kryesore mjekësore në krahinë në dy javë, duke përfshirë shënuar 500 raste të rënda, por pa vdekje.

pandemia e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll