Art&Argëtim

Era Istrefi humb koncertin në New York, këngëtares nuk i del viza në kohë

Interpretuesja e hitit “Live it Up” i ka njoftuar fansat e saj për mungesën e saj në këtë koncert, duke kërkuar paraprakisht falje.

23 Dhjetor 2022, 19:58 Nga A.B
Era Istrefi humb koncertin në New York, këngëtares nuk i del viza
Era Istrefi

TIRANË- Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, duhet të ishte prezente të këndonte në një koncert për mbrëmjen e Krishtlindjeve në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mirëpo për fat të keq ajo nuk do të jetë për kohë për koncertin e festës, për shkak të refuzimit të vizës. Nëpërmjet një fotografie të publikuar në InstaStory, interpretuesja e hitit “Live it Up” i ka njoftuar fansat e saj për mungesën e saj në këtë koncert, duke kërkuar paraprakisht falje.

“Më vjen shumë keq që nuk mund të jem në këtë event. Viza nuk është realizuar në kohë. Janë disa gjëra të rralla por që ndodhin. Shpresoj që shihemi së shpejti me krejt ata që kanë ardhë për mua aty”, ka shkruar Era në InstaStory.

Era Istrefi humb koncertin në New York, këngëtares nuk i del viza

era istrefi

Sondazh

Poll