Politike

Votohet në Kuvend, kalon ligji për vreshtarinë dhe Policinë Bashkiake

Kuvendi kalon projektligjin për dekoradat, policinë bashkiake, marrëveshjen për rrugën Qafë Plloçë si edhe disa projektligje të tjera, duke përfshirë edhe atë për ndryshimin e buxhetit për vitin 2022.

22 Dhjetor 2022, 22:57 Nga k.m.
Votohet në Kuvend, kalon ligji për vreshtarinë dhe Policinë
Pamje nga Kuvendi

TIRANË- Votohen projektligjet e fundit për këtë vit në Kuvendin e Shqipërisë. Pas një seance maratonë, e cila ka nisur pasditen e djeshme e ka vijuar deri në mesnatë, por që ka nisur sërish sot në orën 10.00, Kuvendi kalon projektligjin për dekoradat, policinë bashkiake, marrëveshjen për rrugën Qafë Plloçë si edhe disa projektligje të tjera, duke përfshirë edhe atë për ndryshimin e buxhetit për vitin 2022.

PROJEKTLIGJET E KALUARA: 

Votohet në Kuvend me 76 vota pro dhe 3 kundër ligji për vreshtarinë dhe verën

Miratohet ligji për Policinë Bashkiake, 76 vota pro, 4 kundër-4 pro dhe 71 kundër ishin për amandamentit të Ferdinand Xhaferrajt 

Me 79 vota pro votohet projektligji për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor

Me 79 vota pro miratohet marrëveshja për rrugën Qafë Pllocë

Akti normativ për buxhetin e vitit 2022, miratohet me 75 vota pro

Me 75 pro, 1 abstenim, 3 kundër votohet ligji për projektligjin e dekoratat

seance plenare 22 dhjetor 2022

Sondazh

Poll