Aktualitet

Asnjë nga kandidatët nuk i ka marrë 84, Marjana Semini zgjidhet gjyqtare në GJK

Përtej akuzave të ardhura nga opozita, e cila me tone të ashpra tha se Edi Rama do Ardian Dvoranin, shumica nga mazhoranca votoi kandidaturën e Mariana Seminit, më konkretisht 58 vota për Seminin, 14 për Ardian Dvoranin dhe 2 për Arta Vorpsin.

23 Dhjetor 2022, 01:06 Nga k.m.
Asnjë nga kandidatët nuk i ka marrë 84, Marjana Semini zgjidhet
Momenti i numërimit të votave

TIRANË- Asnjë nga kandidatët nuk i ka marrë 84 votat e nevojshme për t'u zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë si anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, kështu që duke u bazuar tek vlerësimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Marjana Semini do të zërë vendin vaktant. Përtej akuzave të ardhura nga opozita, e cila me tone të ashpra tha se Edi Rama do Ardian Dvoranin, shumica nga mazhoranca votoi kandidaturën e Mariana Seminit, më konkretisht 58 vota për Seminin, 14 për Ardian Dvoranin dhe 2 për Arta Vorpsin.

Por në rast se ndonjë mund të zgjidhej duheshin 84 vota, në të kundërt do të zgjidhej personi që kryesonte listën e KED. Marjana Semini kishte 93.66 pikë, ndjekur nga Ardian Dvorani me 92.44 pikë, Gent Ibrahimi me 88.38 dhe Arta Vorpsi me 88.22 pikë. Për Marjana Seminin, opozita ishte dakord.

seance plenare 22 dhjetor 2022

Sondazh

Poll