Aktualitet

Artan Hoxha: Dumanin nuk e donte bota e krimit në krye të SPAK, thoshin 'ishalla jo atë'...

Artan Hoxha tha se kishte mësuar që personazhe të botës së krimit nuk e donin atë në krye të SPAK. Ky detaj, sipas tij, tregon se nuk ka lidhje me ta.

23 Dhjetor 2022, 00:02 Nga k.m.
Artan Hoxha: Dumanin nuk e donte bota e krimit në krye të SPAK,
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar vendosjen e Altin Dumanit në krye të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në fjalën e tij në emisionin "Opinion", Artan Hoxha tha se kishte mësuar që personazhe të botës së krimit nuk e donin atë në krye të SPAK. Ky detaj, sipas tij, tregon se nuk ka lidhje me ta.

"Tani kush ma rriti pritshmërinë për Dumanin? Shikoja reagimin e botës së krimit, nuk e donin, thoshin 'ishalla nuk e vënë këtë'. Nga Dubai në Ekuador. Fushatë. Fakti që nuk e donin do të thotë që nuk ka pika kontakti me ta, mund të hetojë një çështje, por dështon se nuk e provon dot, por jo se është i korruptuar. Ata që nuk donin të zgjidhej janë ato të botës së krimit. Nuk e donin dhe e thoshin haptazi. Dumani ka një avantazh tjetër, se është i frikshëm jo për ata që ka hetuar, po për ata që akoma në hetim e sipër. Këto që ka nëpër duar dhe nuk janë bërë publike. Duke qenë një prokuror. Tek Cez-Dia është me grup, tek Gërdeci e ka kapur tek Krimet e Rënda,"-tha Artan Hoxha. 

artan hoxha

Sondazh

Poll