Aktualitet

U zgjodh në krye të SPAK, Klodiana Lala: Dumani i kishte humbur shpresat, i kishte thënë njerëzve që 'mos e prisni'

Klodiana Lala tha se pas seancës dëgjimore në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kishte ikur dhe kishte marrë vajzën nga shkolla.

23 Dhjetor 2022, 00:12 Nga k.m.
U zgjodh në krye të SPAK, Klodiana Lala: Dumani i kishte humbur
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetaja Klodiana Lala ka treguar detaje që nuk ishin mësuar deri më tani nga dita kur Altin Dumani kur u zgjodh në krye të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në fjalën e saj gjatë emisionit "Opinion", Klodiana Lala tha se pas seancës dëgjimore në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kishte ikur dhe kishte marrë vajzën nga shkolla.

"Në ditën që u mor vendimi, ka dalë në këmbë dhe ka ikur në shkollë dhe ka marrë njëherën nga vajzat. Njerëzit pranë tij më kanë dëshmuar se edhe çantën e kishte lënë në një cep, sepse nuk e mendonte që do të zgjidhej. I kishte humbur shpresat. Lë çantën tha diku aty dhe i kishte thënë njerëzve që mos e prisni se nuk do të jem unë,"-tha në fjalën e saj Klodiana Lala.

klodiana lala

Sondazh

Poll