Aktualitet

EMRAT/ Aksident në Vlorë, dy të rinjtë përfundojnë në gjendje të rëndë tek Trauma

Të plagosurit janë Emiljano Dulaj, 28 vjeç dhe Altin Sinademi, 33 vjeç.

22 Dhjetor 2022, 21:54 Nga F.M
EMRAT/ Aksident në Vlorë, dy të rinjtë përfundojnë
Foto Ilustruese

VLORË- Dy të rinj nga Vlora kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se të plagosurit janë Emiljano Dulaj, 28 vjeç dhe Altin Sinademi, 33 vjeç.

Të dy kanë qenë duke udhëtuar me një makinë në vendin e njohur si “Fusha e Druve”, në momentin që janë aksidentuar. Të dy janë dërguar fillimisht në spitalin e Vlorës, më pas janë nisur drejt Traumës në Tiranë. Gjendja e tyre është e rëndë.

emiljano dulaj altin sinademi aksident ne vlore

Sondazh

Poll