Politike

"Nacionalizmi vetëm më ka bërë dëm", Abazoviç: Askujt si bën mirë, veç atyre që përfitojnë. Rama? S'i shkon se është artist

Dritan Abazoviç i vënë para zgjedhjes "nacionalist apo i korruptuar" bëri me dije ndryshimin mes dy homologëve të tij, Edi Ramës dhe Albin Kurtit.

22 Dhjetor 2022, 22:48 Nga k.m.
"Nacionalizmi vetëm më ka bërë dëm",
Dritan Abazoviç

TIRANË- Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka komentuar tezën e nacionalizimit. Në fjalën e tij gjatë intervistës për "Top Story", Abazoviç i vënë para zgjedhjes "nacionalist apo i korruptuar" bëri me dije ndryshimin mes dy homologëve të tij, Edi Ramës dhe Albin Kurtit.

PJESË NGA BISEDA: 

Abazoviç: Mua nacionalizimi vetëm më ka bërë dëm. Nuk është avantazh politik në rrjedhat e Ballkanit. Ai që e ndjen fuqi unë e pyes; çka sjellë të mirë në trevat e ish-Jugosllavisë. E kanë shfrytëzuar rastin për të kapur vlera materiale. Për mendimin tim është një gjë... Unë kam thënë që pas nacionalizmit rri korrupsioni.

Grida Duma: Albin Kurti është nacionalist dhe nuk përflitet për korrupsion, Edi Rama s'është nacionalist dhe përflitet për korrupsion.

Abazoviç: Albin Kurti ndoshta ka pasur retorikë nacionaliste më herët, por tani deklaratat i ka shumë qytetare. Edhe lidhur me çështjen në Veri të Kosovës. Ai e lufton korrupsionin dhe ka simpati nga ana ime. Edi është artist dhe nuk i takon që të jetë nacionalist. Ka impakt të madh për imazhin e Shqipërisë në një nivel global. Në Shqipëri nuk ekziston nacionalizmi sepse nuk ka nevojë.

dritan abazoviç

Sondazh

Poll