Politike

Rama ‘transporton’ debatin e Kuvendit në Twitter, e quan sërish Bardhin ‘palaço’

Rama ka ndërtuar një dialog me tone ironie, por sërish Bardhin e ka konsideruar palaço.

22 Dhjetor 2022, 21:36 Nga F.M
Rama ‘transporton’ debatin e Kuvendit në Twitter, e quan
Gazment Bardhi dhe Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përçuar në Twitter debatin që pati në Kuvend me deputetin e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka ndërtuar një dialog me tone ironie, por sërish Bardhin e ka konsideruar palaço.

Statusi i Ramës:

Jetë parlamentare

Palaço: KM ka bërë presion mafioz mbi deputetët tanë për kapjen e Gjykatës Kushtetuese me një emër!

Unë: Si mund të kemi bërë presion për një emër kur deputetëve tanë u është lënë liri zgjedhje mes tre emrash?

Palaço: Se je mafioz dhe mafiozët kshu bëjn!

Rama pati një debat të fortë me Bardhin këtë seancë plenare, gjë që përfundoi me përjashtimin e deputetit të Partisë Demokratike. Rama e konsideroi palaço e zagar Bardhin, ndërsa ky i fundit e quajti mafioz.

edi rama gazment bardhi

Sondazh

Poll