Politike

Ofendimet e Ramës/ Berisha i del zot Bardhit: Mbyllini gojën ordinerit, e shndërroi foltoren në tualetin e gojës së tij

Ai shtoi më tej se ofendime të tilla mund të bëhen shkak për konflikte të shumta.

22 Dhjetor 2022, 20:42 Nga F.M
Ofendimet e Ramës/ Berisha i del zot Bardhit: Mbyllini gojën
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar nga Kuvendi që të ndëshkojë ofentimet e kryeministrit Edi Rama ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, Në fjalën e tij në Foltore, Berisha thotë se Rama është treguar ordiner, referuar fjalorit që ka përdorur. Ai shtoi më tej se ofendime të tilla mund të bëhen shkak për konflikte të shumta. 

"Ky është jashtë çdo morali, të çdo etike, shpërthen me një fjalor të padenjë, të një ordineri, të garantoj që parlamenti do të ketë zhvillime të paparashikueshme, ju e lejoni atë të shfryjë si ordiner kundër deputetëve të Opozitës. Unë e kuptoj që ai është brutal dhe i dhunshëm në krahun e tij, në mbledhjen e qeverisë, në takimet e ngushta, por këto janë brenda familjes tuaj, kur shtrihen në Opozitë, mund të bëhen shkak të konflikte të shumta. Ndaj, duhet t'i jepni fund tolerancës ndaj një njeriu që përdor një fjalor të tille dhe shndërron këtë foltore në një tualet të gojës së tij. Kjo nuk është zgjidhja, zgjidhja është t'i mbyllësh gojën një ordineri. Zonja kryetare, po e çoni parlamentin drejt katastrofës,"- thotë Berisha. 

gazment bardhi sali berisha seance plenare 22 dhjetor 2022

Sondazh

Poll