Politike

'Kisha besim tek ju, më zhgënjyet'/ Rama 'ironi' me Açkën: S'thashë se kam ndryshuar, në '98 ika në Amsterdam, kisha disa lidhje kriminale

Demokratja i kërkoi kryeministrit Edi Rama që të kërkojë falje në lidhje me një ofendim të bërë sipas s’ja prej kreut të qeverisë kundrejt opozitës.

22 Dhjetor 2022, 18:05 Nga k.m.
'Kisha besim tek ju, më zhgënjyet'/ Rama 'ironi'
Foto ilustruese

TIRANË- Një debat është zhvilluar ndërmjet kryeministrit Edi Rama dhe deputetes së Partisë Demokratike, Flutura Açka. Në fjalën e kësaj të fundit, demokratja i kërkoi kryeministrit Edi Rama që të kërkojë falje në lidhje me një ofendim të bërë sipas s’ja prej kreut të qeverisë kundrejt opozitës. Përgjigjen e mori sërish nga kreu i qeverisë, i cili u shpreh se mos t’ju shkojë mendja për keq për termin "gojore". Por sa i takon komentit të Açkës për vizitat e Ramës në Amsterdam, kreu i qeverisë ju përgjigj me ironi, ishte atje për shkak të lidhjeve kriminale që ka pasur në atë kohë.

PJESË NGA DEBATI: 

Açka: Nuk kam ndonjë gjë, nuk kam replikë me kryeministrin. Po është e vërtetë unë shkoj në Amsterdam, shkoj se kam nevojë të purifikoj shpirtin dhe mendjen, por edhe për të marrë copy-right. Dua të të kujtoj rastin kur ka shkuar kryeministri. Në shtëpinë time në Holandë, ku jeni ulur ju në vjeshtën e vitit 1998. Ishit emigrant, bashkë me disa miq tuajt, keni pirë kafe. Është akoma karrigia. Kur të bëni muzeun, shkoni dhe e merrni. Ua kam ruajtur. Nga ajo karrige jeni ngritur dhe keni shkuar ju në Amsterdam. Ju folët që nuk ia shpjegoni dot djalit fjalorin e përdorur nga zoti Bardhi. Nejse kaloi, do të bëni mirë që t'i shpjegoni dhe fjalën që keni përdorur për opozitën (gojore) të mos e them për të dytën herë, do e kërkoja sinqerisht që sot të kërkoni ndjesë. Edhe sot. Unë vërtetë do të mendoj se ke ndryshuar. Atë fjalë nuk e kam pranuar kurrë dhe nuk do e pranoj kurrë. Sa për zotërinë që thatë, për liderin historik, e nderojmë për atë pjesë që kam. Ai që kemi në krye, mos ma kujtoni mua por kujtojani vetes. Ne si grup e kemi bërë distancimin, e çmojmë, siç edhe ju kur t'ju vijë koha. Unë kisha besim tej ju se iu njihja. Por që nga 21 janari, më keni zhgënjyer personalisht, ndaj mbaj këtë qëndrim ndaj jush.

Rama: Nuk kam asnjë pretendim që kam ndryshuar. Nuk e thashë dhe nuk ua plotësoj dot kërkesën. Kam një këshillë, kur t'ju kujtohet fjala mos t'ju shkojë mendja për keq. Kjo është këshilla ime. Tek shpresat që keni pasur tek unë, do i shihni gjërat më kthjellët. Pastaj pyetja pse kam shkuar në Amsterdam, përgjigjia është për disa lidhje kriminale që kam pasur që në atë kohë.

seance plenare 22 dhjetor 2022

Sondazh

Poll