Politike

Rama: Do i kërkoj Nikollës me shkrim, kush thotë fjalët 'kriminel, mafioz e hajdut' në Kuvend, të paraqitet para Komisionit

Rama tha se këtë gjë do t'ia kërkojë me shkrim kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla. 

22 Dhjetor 2022, 18:06 Nga F.M
Rama: Do i kërkoj Nikollës me shkrim, kush thotë fjalët
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se çdo deputet që i drejtohet kundërshtarit politik me fjalët 'kriminel, mafioz e hajdut', duhet të paraqitet para Komisionit të Etikës. Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se këtë gjë do t'ia kërkojë me shkrim kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla. 

"T'i përsërisësh tjetrit vetëm se e ke kundërshtar politik, si kriminel mafioz, kjo është e padurueshëm kjo nuk mund të durohet më. Do i kërkoj me shkrim kryeparlamentares të dërgoj përpara Komisionit secilin deputet që përdor etiketime apo akuza që nuk i fakton dot. Nëse ka informacione që nuk i ndan dot me publikun duhet ti ndaj atje te komisioni që mos të përjashtohet,"_ tha Rama.  

edi rama seance plenare 22 dhjetor 2022

Sondazh

Poll