Aktualitet

'Baxhot', PROPOZIMI i Ervin Resulit: Duhet të shesin markën "MADE IN ALBANIA"

Po ashtu, ndër të tjera në postimin e tij, sipërmarrësi shkruan se Shqipëria duhet të shesë markën e saj, pasi nuk mund të "çajë" tregun me  vaj palme dhe me zëvendësues qumështi.

22 Dhjetor 2022, 19:02 Nga k.m.

'Baxhot', PROPOZIMI i Ervin Resulit: Duhet të shesin markën

TIRANË- Sipermarrësi Ervin Resuli shkruan se baxhoja është e ardhmja e bulmetit shqiptar. Në postimin e bërë në rrjetin e tij social, Ervin Resuli shkruan se industria e qumështit dhe ata që përpunojnë qumështin e zonave blegtorale shesin markën "MADE IN ALBANIA". Ndërkohë që ndër të tjera në postimin e tij shton se edhe Ministria e Bujqësisë duhet të fusë në IPARD III dhe të japë mbështetje për  baxhot e vogla. Po ashtu, ndër të tjera në postimin e tij, sipërmarrësi shkruan se Shqipëria duhet të shesë markën e saj, pasi nuk mund të "çajë" tregun me  vaj palme dhe me zëvendësues qumështi.

POSTIMI I PLOTË:

Baxhot e ardhmja e bulmetit shqipetar! Ne Shqiperi blegtoria nuk mund te jete e madhe, po ashtu dhe industria e qumeshtit, toka bujqesore e fragmentizuar nuk e mundeson qe fermat e lopeve te jene +200 krere , po ashtu dhe fabrikat nuk duhet te jene te medhaja, ato duhet te perpunojne qumeshtin e zonave blegtorale dhe te prodhojne traditen dhe vlerat e zonave perkatese. E thene ndryshe te prodhojne traditen dhe te shesin marken MADE IN ALBANIA. Foto me poshte tregon produketet e baxhove rajonale/sezonale e jo te industrise qe thelbesore ka nenproduktet e hirres, kremin e qumeshtit apo vajin e palmes, qumeshtin serb etj... me pak fjal ngopje popullate. Nderkohe dhe Ministria e Bujqesise duhet te fusë ne IPARD III dhe mbeshtetje me pike shtesë baxhot e vogla, baxhot artizanale, pra punishtet e vogla qe prodhojne tradite duke mbajtur fermeret ne fshat e duke qenë afer burimit te qumeshtit dhe duke nxjerrë shijet e veçanta te zones, dhe jep vlerë qumeshtit te blegetorit. Mbeshtesni ata te cilet bejne marken. Shqiperia nuk konkurron dot boten me nenprodukte te qumeshtit, pasi s'ka qumesht. Shqiperia nuk mund te çajë tregun boteror me vaje palme dhe zevendesues qumeshti pluhur , por mundet me shije dhe dhe arome shqiptare dhe duke i dhen vler qumeshtit te blegtorit do te rritet dhe blegtoria!

ervin resuli

Sondazh

Poll