Aktualitet

Kërkohej prej një viti për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 52-vjeçari shqiptar në Itali

Një 52-vjeçar shqiptar ka përfunduar pas hekurave, i kërkuar prej më shumë se një viti. Burri kishte arritur të ndryshonte identitetin e tij pas akuzave për komplot kriminal dhe shfrytëzim prostitucioni.

22 Dhjetor 2022, 17:22 Nga d.a.
Kërkohej prej një viti për shfrytëzim prostitucioni,
Policia italiane

ITALI- Ai qëndronte i qetë para lokalit në rrugën kryesore të qytetit kur u ndalua dhe u arrestua nga karabinierët ditën e sotme. 

Sipas mediave italiane, një 52-vjeçar shqiptar ka përfunduar pas hekurave, i kërkuar prej më shumë se një viti edhe pasi kishte arritur të ndryshonte identitetin pasi akuzohej për shoqërim kriminal dhe shfrytëzim prostitucioni.

Ai ishte larguar drejt Shqipërisë dhe më pas ishte kthyer në Itali, ku megjithëse kishte dokumente false, karabinierët italianë megjithatë e kanë identifikuar dhe vënë në pranga.

arrestohet shqiptari ne itali policia italiane

Sondazh

Poll