Politike

Spaho: Pse nuk po rrisni pagat e pensionet. Ibrahimaj: i kemi rritur me 7%

Ndërkohë që në lidhje me rritjen e pagave dhe pensioneve, Ibrahimaj tha pagat janë rritur si në sektorin privat po dhe në sektorin publik.

22 Dhjetor 2022, 12:41 Nga I.A
Spaho: Pse nuk po rrisni pagat e pensionet. Ibrahimaj: i kemi rritur me 7%
Edmond Spaho

TIRANË- Deputeti demokrat Edmond Spaho ka ironizuar komentet e Ministrës së Financave Delina Ibrahimaj në komisionet në lidhje me rritjet e pagave dhe pensioneve në vend. Gjatë fjalës në Kuvend, Spaho ironizoi qeverinë duke shtuar se mirëqeverisja tregohej qartë se si veprohej në doganën e Durrësit, ku qëllim është ryshfeti. Ndërkohë që në lidhje me rritjen e pagave dhe pensioneve, Ibrahimaj tha pagat janë rritur si në sektorin privat po dhe në sektorin publik. Ndërsa për pensionet tha se janë rritur 7%.

Pjesë nga biseda:

Spaho: E kam ndjekur ministren e Financave në komisione dhe sot, është për t’u çuditur nga gjuha reklamative që përdor. Kjo është të flasësh si me qesim dhe t’i paraqesësh të gjitha si arritje të qeverisë. Të pretendosh sot në kulmin e krizës ekonomike që është rritur konsumi i popullsisë, vetëm një mendje si kjo e ministres mund t’ua deklarojë qytetarëve. Janë rritur pagat 7% në sektorin publik dhe 9 % në sektorin privat, për këto pretendime thuhet; pyet INSTAT. Po Instatin e partisë. Kur jemi në kushtet e kësaj mrekullie, si në kohën e diktaturës ku paraqiteshim si shembulli më mirë i botës, pse ikin njerëzit? Pagat rriten, inflacioni është ulur. Pse kanë ikur në Angli vetëm 13 mijë vetë këtë vit?! Edhe mburremi dhe themi që rritja e të ardhurave 45 mld lekë përgjatë vitit që thuhet se ka ardhur nga puna e mirë e qeverisë. Punën e mirë të qeverisë e pamë te filmimet në Doganën e Durrësit. Se si punohet dhe merret ryshfet. S’ka asnjë shqetësim për të mbledhur taksat nga Doganat dhe Tatimet. Vëmendja është te korrupsioni. Më thoni një vit që nga 2013 që të jenë mbledhur paratë më shumë se sa janë parashikuar. Këto para janë mbledhur në buxhet të shtetit pothuajse nga rritja e fëmijëve. A dini ndonjë vend që të japi paktën e ndihmës sociale dhe të kursejë 1.8 mld. Kur të gjithë japin mbështetje sociale, këta japin më pak dhe kursejnë. Ska dëshirë/. Edhe paratë pastaj shpërndahen. Korporata e investimeve ka hallin e investimeve, për rrugët, urat. A po i jep ndihmë federatës së sportit dhe lihet bujqësia. I hoqën 6 % bujqësisë. Në vend që t'i bëjnë pyetje vetes, pse nuk rrisin pagat, përse nuk japin ndihmat, përse nuk rrisin pensionet, përse nuk ulin borxhin. 

Ibrahimaj: Përse nuk ulim borxhin. Në vitin 2022 kemi reduktim të burxhit. Pagat janë rritur si në sektorin privat po dhe në sektorin publik. Pensionet janë rritur me 7 përqind. Kemi mbështetur të gjitha kategoritë në nevojë. Këto nisma dhe këto ndihma janë mbështetur nga FMN. FMN përshëndet mënyrën e qeverisë së Shqipërisë për të vazhduar me ndarjet. 

edmond spaho delina ibrahimaj seance plenare 22 dhjetor 2022

Sondazh

Poll