Politike

“Amant Josifi bëri kërdinë me vjedhjet'/ Berisha: Olsi Rama e dërgoi në Dubai, Xhixhon e përcolli në Kubë

Për fshehjen e Josifit, Berisha akuzon Olsi Ramën, që sipas tij e ka dërguar në Dubai. 

22 Dhjetor 2022, 12:34 Nga A.B
“Amant Josifi bëri kërdinë me vjedhjet'/ Berisha: Olsi
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se ortaku i Olsi Ramës, Amant Josifi ka vjedhur 2.2 miliard lekë me bitcoin. Berisha tha se Josifi po bën kërdinë në Spanjë dhe në botë me vjedhje. Për fshehjen e tij, Berisha akuzon Olsi Ramën, që sipas tij e ka dërguar në Dubai. 

'2.2 mld janë vjedhur me bitcon nga ortaku i Olsi Ramës, Amant Josifi. Bën kërdinë në Spanjë dhe e përcollët njëlloj. Olsi Rama e përcolli në Dubai, Olsi Rama e përcolli Genti Xhixhon në Kubë me makinën e tij, padronin e Xibrakës.

Pse nuk rrinë këtu më thuaj pak? Ku janë? E tmerrshme nga zonja janë transformuar në Manon Lescaut, të pamëshirë, se ajo ishte romantike kurse këto nuk ngopen nga asgjë.'- tha Berisha.

sali berisha seance plenare 22 dhjetor 2022

Sondazh

Poll