Art&Argëtim

Vajza e Shkëlzen Berishës si shoqëruese e saj, Armina Mevlani nxjerr foto të tjera nga dasma

Mes tyre është edhe vajza e Shkëlzenit nga martesa e tij e parë, Medina, e cila prej vitesh jeton në Suedi bashkë me nënën e saj, Sadijen.

21 Dhjetor 2022, 17:56 Nga k.m.
Vajza e Shkëlzen Berishës si shoqëruese e saj, Armina Mevlani
Armina Mevlani

TIRANË- Dasma ka përfunduar, por foto ende jo! Blogerja Armina Mevlani ka publikuar disa fotografi nga martesa e saj teksa shfaqet me shoqërueset që i konsideron si shoqet e saj më të mira. Mes tyre është edhe vajza e Shkëlzenit nga martesa e tij e parë, Medina, e cila prej vitesh jeton në Suedi bashkë me nënën e saj, Sadijen.

Krahas fotove, Armina shkruan: Kujtime të bukura që do t'i mbaj përgjithmonë me shoqërueset/shoqet e mia më të mira.

Çifti lidhur kurorë kur Sadija ishte 30 vjeçe dhe Berisha 22. Nga martesa e tyre erdhën në jetë dy fëmijë, Medina dhe Lajdon. Ndërkohë pas ndarjes, Shkëlzeni lidhi kurorë me blogeren Armina Mevlanin, më 25 shtator në Shijak. Disa kohë më parë, Armina është shprehur se gëzon marrëdhënie të mira me vajzën e bashkëshortit të saj, madje dhe me partneren e tij të parë.

armina mevlani

Sondazh

Poll