Bota

E frikshme/ Qentë endacakë në Indinë Perendimore kafshojnë 31 persona

9 Shtator 2019, 12:14 Nga DOSJA
E frikshme/ Qentë endacakë në Indinë Perendimore

INDI- Një qen endacak në Indi ka arritur të sulmojë të paktën 31 burra, gra dhe fëmijë, të cilët kanë përrfunduar në spital.

Ai sulmoi më shumë sesa kaq, duke tmerruar mijëra njerëz në Indinë Perendimore.

Pra sipas raportit të autoriteteve përkatëse, janë konfirmuar 21 burra, shtatë gra dhe tre fëmijë të dërguara në spitalin e Chhatrapati Pramila Raje, ku morën mjekimin e duhur.

Ndërkohë mësohet se qeni është akoma në gjendje të lirë në këtë qyetet. Prandaj  problemi iqenve endacakë në vend bëri që zyrtarët të fillonin sterilizimin e kafshëve prej 2017, me qëllim uljen e numrit të tyre.

Vijay Patil, zyrtari veterinar i Korporatës Komunale Kolhapur, tha: “Ne kemi një ekip që kap çdo ditë 10 qen endacakë. Ne sterilizojmë dhe vaksinojmë këto qen. Ne jemi duke kontrolluar popullsinë e qenve brenda kufijve të Korporatës Komunale Kolhapur. Nëse popullsia e qenve në një zonë bie, qentë nga zona të tjera, kryesisht nga fshatra dhe zona të tjera periferike, mbushin sërish qytetet.

Rreth 35 milion qen endacak jetojnë në të gjithë Indinë, ku afërsisht 20,000 njerëz vdesin nga tërbimi çdo vit,  duke përbërë gati një të tretën e numrit të vdekjeve në të gjithë botën.

Burimi: Independent

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 20 mijë vdekje në vit 31 njerez ne spital indi qente endacake 20 mijë vdekje në vit 31 njerez ne spital indi qente endacake

Sondazh

Poll

Bota 8 Shtator 2019, 13:10

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë të burgosurit

RUSI- Televizioni rus raportoi drejtpërdrejt nga aeroporti Vnukovo në Moskë. Aty mbërritën dy autobusë me të 24 marinarët ukrainas, që qëndronin të burgosur në ...