Bota

Qeveria e Melonit miraton 'të ardhurat nga ushqimi', kutitë do t'u dërgohen familjeve në nevojë

Masa u quajt “të ardhura nga ushqimi” (Reddito alimentare) dhe zbatimi aktual i saj do të nisë në bashkëpunim me supermarketet e mëdhaja, të cilët do të ofrojnë produkte që kanë mbetur të pashitura.

21 Dhjetor 2022, 18:17 Nga d.a.
Qeveria e Melonit miraton 'të ardhurat nga ushqimi', kutitë
Meloni

ITALI- Qeveria e e kryeministres italiane Giorgia Meloni ka miratuar një masë, në bazë të së cilës nga viti i ardhshëm do t'u dërgohen kuti me ushqime familjeve në gjendje të vështirë financiare.

Masa u quajt “të ardhura nga ushqimi” (Reddito alimentare) dhe zbatimi aktual i saj do të nisë në bashkëpunim me supermarketet e mëdhaja, të cilët do të ofrojnë produkte që kanë mbetur të pashitura.

Për vitin 2023, qeveria italiane ka akorduar 1.5 milionë euro, shumë e cila në vitin 2024 pritet të rritet në 2 milionë euro. Të interesuarit do të mund të kërkojnë kutitë përmes një aplikacioni elektronik, me mundësi dërgese në shtëpi. 

Brenda gjashtëdhjetë ditësh, me një dekret të posaçëm, Ministria e Punës e Italisë do të duhet të përcaktojë të gjitha detajet përkatëse.

giorgia meloni qeveria italiane

Sondazh

Poll