Sport

Skandali me himnin shqiptar, federata franceze rrezikon gjobën e majme

9 Shtator 2019, 10:36 Nga DOSJA
Skandali me himnin shqiptar, federata franceze rrezikon gjobën e majme

FRANCË– Gafa e ndodhur në stadiumin francez gjatë ndeshjeve eliminatore të Europianit 2020 është e pafalshme. Një keqorganizim i ndeshjeve ndërkombëtare nga federate franceze gjatë përballjes Shqipëri-Francë pritet të sjellë dhe një ndëshkim.

Në bazë të rregullores, Federata Franceze e Futbollit rrezikon 5 mijë deri në 10 mijë euro gjobë.

Dy ditë më parë Shqipëria zhvilloi një ndjeshje në transfertë me Francën, mirëpo organizimi çaloi. Fillimisht u luajt himni i Andorras dhe më pas komentatori i ndeshjes i kërkoi falje Armenisë, në vend të Shqipërisë.

Edhe pse kanë kaluar ditë nga ndeshja vijon jehona e gafës së ngatërresës me himnin e Kombëtares Shqiptare para ndeshjes me Francën.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport gafa e federatës franceze ndeshja shqiperi-france skandali me himnin shqiptar gafa e federatës franceze ndeshja shqiperi-france skandali me himnin shqiptar

Sondazh

Poll