Bota

Tensionet në veri, Vjosa Osmani takohet me komandantin e KFOR

Ata kanë biseduar për zhvillimet e fundit dhe sigurinë në Kosovën.

19 Dhjetor 2022, 22:54 Nga k.m.
Tensionet në veri, Vjosa Osmani takohet me komandantin e KFOR
Angelo Michele Ristuccia dhe Vjosa Osmani

PRISHTINË- Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia. Ata kanë biseduar për zhvillimet e fundit dhe sigurinë në Kosovën. Por ende nuk janë dhënë detaje të tjera nga ky takim.

Prej 10 ditës në kufinjtë e Kosovës ka barrikada. E gjitha nisi pasi policia e Kosovës arrestoi ish-pjesëtarin e këtij institucioni, Dejan Pantiç, nën dyshimet se ishte përfshirë në sulmet kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës. Nga ajo ditë deri sot, pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve, barrikadat nuk janë hequr.

angelo michele ristuccia vjosa osmani tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll