Bota

Komiteti 'rekomandon' 4 akuza penale kundër Donald Trump

Kjo nuk do të thotë se janë akuza zyrtare penale - pasi i takon departamentit të drejtësisë të akuzojë individët - është një rekomandim.

19 Dhjetor 2022, 20:27 Nga k.m.
Komiteti 'rekomandon' 4 akuza penale kundër Donald Trump
Donald Trump

SHBA- Jamie Raskin konfirmon se komiteti po rekomandon katër akuza penale kundër ish-presidentit Donald Trump. Mes tyre; pengimi i një procedimi, komplot për të mashtrim në SHBA, komplot me deklarata të rreme dhe nxitje për kryengritje.

Kjo nuk do të thotë se janë akuza zyrtare penale - pasi i takon departamentit të drejtësisë të akuzojë individët - është një rekomandim.

"I yni nuk është një sistem drejtësie ku ushtarët shkojnë në burg dhe drejtuesit e grupit marrin liridalje,"-thotë Raskin, një demokrat nga Maryland. Ndërkohë që Departamenti i drejtësisë po kryen hetimet e veta të veçanta për trazirat.

Komiteti i 6 janarit, pritet të zbulojë raportin përfundimtar, kulmin e një hetimi të gjatë prej 18 muajsh për sulmin e vitit të kaluar në Kapitol dhe veprimet e ish-presidentit Donald Trump gjatë zgjedhjeve të 2020. Pritet që komisioni të raportojë për 3 akuza të cilat përfshijnë kryengritje, pengim të Kongresit dhe komplot për të mashtruar Shtetet e Bashkuara. Megjithëse këto rekomandime nuk kanë peshë ligjore, anëtarët e panelit shpresojnë se do të luajnë një rol në hetimet e mëvonshme. Departamenti i drejtësisë nuk është i detyruar të marrë në konsideratë referimet nga asnjë panel i Kongresit dhe tashmë po kryen një hetim të veçantë të tij.

donald trump

Sondazh

Poll