Bota

Ç'kuptim kanë? Zbërthimi i 4 akuzave të rekomanduara ndaj Donald Trump

Të 4 akuzat në fakt janë vetëm rekomandime që Departamenti i Drejtësisë vendos t'i marrin parasysh ose jo. 

19 Dhjetor 2022, 21:40 Nga k.m.
Ç'kuptim kanë? Zbërthimi i 4 akuzave të rekomanduara
Foto nga mbledhja

SHBA- BBC ka listuar katër akuzat e rekomanduara kundër ish-presidentit Donald Trump dhe shpejgon se përse komiteti i ka zgjedhur. Të 4 akuzat në fakt janë vetëm rekomandime që Departamenti i Drejtësisë vendos t'i marrin parasysh ose jo. 

AKUZAT E LISTUARA: 

Pengimi i një procedimi zyrtar: Statut e bën krim pengimin "korruptiv", ndikimin ose pengimin e çdo procedimi zyrtar ose përpjekjen për ta bërë. Komiteti e rekomandoi këtë akuzë pasi ata thanë se Trump u përpoq qëllimisht të ndalonte Kongresin të certifikonte rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020.

Komploti për të mashtruar Shtetet e Bashkuara: Ky krim përfshin "dy ose më shumë persona që komplotojnë ose për të kryer ndonjë vepër kundër Shteteve të Bashkuara, ose për të mashtruar Shtetet e Bashkuara ose ndonjë agjenci të vendit". Komiteti beson se Trump ka punuar me të tjerët për të penguar funksionin e qeverisë amerikane dhe për të mashtruar publikun rreth rezultateve të zgjedhjeve presidenciale.

Komploti për të bërë një deklaratë të rreme: konsiderohet krim për një zyrtar qeveritar që të mbulojë një skemë, të bëjë deklarata të rreme materiale ose të lëshojë deklarata ose dokumente të rreme duke ditur se informacioni nuk është i vërtetë. Komiteti pretendon se Trump dhe mbështetësit e tij kishin planifikuar të paraqisnin një listë zgjedhësish të rremë në shtetet kryesore, të cilët do t'i kishin dorëzuar atij presidencën në kundërshtim me rezultatet e zgjedhjeve.

Kryengritje: Ky krim lidhet me nxitjen, ndihmën ose angazhimin "në çdo rebelim ose kryengritje kundër autoritetit të Shteteve të Bashkuara". Komiteti argumenton se Trump inkurajoi mbështetësit e tij që të vinin në Uashington dhe të shkaktonin kërdi, dhe ndërsa sulmi po vazhdonte, nuk mori masat e duhura për t'i dhënë fund dhunës.

sulmi ne kapitol hetimet ndaj trump donald trump

Sondazh

Poll